Një familje prej pesë anëtarësh të cilët nuk ishin vaksinuar kundër Covid, humbën jetën brenda një muaji pas infektimit me virus. Babai 80-vjeçar ndërroi jetë në fund të dhjetorit, para se të mbërrinte në spital. Gruaja e tij, 78 vjeç, dhe tre fëmijët, 55, 52 dhe 50 vdiqën brenda rreth dhjetë ditësh nga njëri-tjetri.
Mbesa 25-vjeçare e të ndjerit, u tha gazetarëve: “Jemi të pikëlluar, dhimbja jonë është shumë e madhe. Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar sepse kishin frikë”.
“Kjo histori tragjike familjare është një mësim për të gjithë pasi arma e vetme kundër koronavirusit është vaksina,” tha Emanuele Casara, drejtoreshë e Spitalit Enna në Siçili.
Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid. Vendi ka regjistruar 11,449,601 raste dhe 148,167 viktima që nga fillimi i pandemisë.