Home Lajme Botë Papa mesazh për prindërit: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

Papa mesazh për prindërit: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

0
Papa mesazh për prindërit: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

Papa Françesku doli me një thirrje të veçantë. Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Komentet e tij erdhën gjatë audiencës së përjavshme në referencë të vështirësive me të cilat përballen disa prindër.

Papa Françesku më herët tha se homoseksualët kanë të drejtë të pranohetn nga familjet si fëmijë dhe vëllezër e motra.

Ati i Shenjtë shtoi se derisa Kisha nuk mund të pranojë martesa të së njëjtës gjini, mund të mbështesë ligje të bashkimeve familjare me synim që partnerët homoseksualë të kenë të drejta të përbashkëta në fushën e pensioneve dhe përkujdesjes shëndetësore dhe në rastet e trashëgimisë. Vitin e kaluar, zyra doktrinore e Vatikanit lëshoi ​​një dokument që thoshte se priftërinjtë katolikë nuk mund të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, një vendim që zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë.

Exit mobile version