![32-vjeçari arrestohet për kanosje, i gjendet një revole dhe 48 fishekë 32-vjeçari arrestohet për kanosje, i gjendet një revole dhe 48 fishekë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/element-2-1.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Janjevë, të dyshuar për veprat “Kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë sekuestruar edhe një revole dhe 48 fishekë.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje– Sekuestrohet arma
Prishtinë, 15 tetor 2022 – Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;
Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri:
– Revole, si dhe
– dyzet e tetë (48) copë fishekë.