Aktori i njohur i Hollywoodit, Michael Sheen, është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe e dashura 27-vjeçare, Anna Lundberg, u bekuan me fëmijën e tyre të dytë. Pasi 53-vjeçari ka edhe vajzën 23-vjeçare, Lily, nga lidhja e mëparshme me aktoren Kate Beckinsale.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Michael, i cili ndau një fotografi në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruante: “Dhe krejt papritur… erdhi edhe një fëmijë tjetër që hidhej mbi shtrat”.
Aktori nuk e ka zbuluar gjininë apo emrin e foshnjës, megjithatë urimet nga fansat kanë qenë të shumta.