Home Lajme 23 vjet nga zhdukja, sot organizohet vizitë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit

23 vjet nga zhdukja, sot organizohet vizitë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit

0
23 vjet nga zhdukja, sot organizohet vizitë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit

Sot janë bërë 23 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti.

Me këtë rast, Komuna e Rahovecit ka njoftuar se se sot do të bëhet një vizitë nga ora 11:00 në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Ukshin Hoti (Krushë e Madhe, 17 qershor 1944 – 16 maj 1999) ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar. Profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës dhe themelues i UNIKOMB, një partie politike në Kosovë.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë,u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil AlidemajEkrem Kryeziu, etj.

Më 1994 u dënua me 5 vjet në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Është i pari që shkroi për konceptin e demokracisë autentike në viset shqiptare që nga 1994.  Si studjues mbahet mend për veprën Filozofia politike e çështjes shqiptare botuar më 1995 në Tiranë

Exit mobile version