Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Ozcan Deniz duket se ka lënë të shkuarën pas dhe ka hapur prej kohësh një kapitull të ri në jetën e tij.
Sjellim në vëmendje se aktori një vit më parë u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij, Feyze Atan me të cilën ndodhet prej muajsh në “luftë” në gjykatë.
Mirëpo, duket se aktori i njohur turk ka parë përpara në jetën e tij pasi tanimë flitet që është në një lidhje dashurie me një stiliste 26-vjeçare nga Irani, Samar Dagdar.
Referuar mediave turke, lidhja e tyre ka nisur që nga fillimi i vitit 2021. Partnerja e Deniz është 23 vjet më e re se aktori dhe lajmet për lidhjen e tyre morën konfirmimin nga fotot e përbashkëta të dyshes./tvklan.al