Të paktën dy persona janë vrarë dhe 19 janë plagosur në një sulm të forcave ruse në Kharkiv, sipas guvernatorit të rajonit, Oleh Synyehubov, shkruan The Guardian.
Mes të plagosurve ishte një fëmijë, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje të rëndë, sipas guvernatorit.
“Armiku rus po sulmon ekskluzivisht rrugët e qytetit, pavionet tregtare dhe infrastrukturën e banimit. Forcat ruse kanë goditur një ndërtesë banimi, ku ndodhej një klinikë dentare private. Brenda ambienteve, fatmirësisht nuk kishte persona,” tha Oleh Synyehubov.
Sulme të shumta janë raportuar edhe në qytetin e Bakhmut të Donetsk, ku sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse kanë bombarduar tregun qëndror të Bakhmut.
Ende nuk ka raportime për të vdekur apo të plagosur.