Home Rozë 19-vjeçari shkodran tregon si përfundoi te Kylie Jenner, rrëfen edhe surprizën që lidhet me Ronela Hajatin

19-vjeçari shkodran tregon si përfundoi te Kylie Jenner, rrëfen edhe surprizën që lidhet me Ronela Hajatin

0
19-vjeçari shkodran tregon si përfundoi te Kylie Jenner, rrëfen edhe surprizën që lidhet me Ronela Hajatin

Eljor Gjoni është 19-vjeçari shkodran që po korr sukses përmes portreteve në grafik që realizon. Ai madje ka kaluar çdo pritshmëri, pasi fama e tij ka shkuar deri te Kylie Jenner.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, i riu tregoi historinë se si arriti deri te influencuesja me famë botërore.

“Kylie Jenner ka qenë shtysa ime më e madhe. Dmth kur erdhi ftesa për të maarr pjesë te klipi i saj erdhi kur isha pak i famshëm. Isha i vetmi nga Shqipëria. Është një libër që fanset kanë bërë dhuratë për ditëlindje, ku ka fotomontazhet dhe një ndër punimet është i imi. Kam qarë shumë se mosha ime jemi rritur ne adoleshëntë me të.

Unë e mbështes shumë arsyen që e kam bërë vetë. Ndoshta po të kisha ndjek rrugën e artit do kisha bërë shumë më shumë, po më mirë që ka shkuar kështu.

Që e ka pas të njëjtin talent është mami, po nuk e ka praktikuar shumë. Unë mendoj që talenti duhet praktikua”.

Më tej, ai foli edhe për bashkëpunimin me këngëtaren Ronela Hajati, duke zbuluar se surpriza lidhet me albumin e saj “Rron”

“Projekti me Ronela Hajatin është ai më i pritshmi deri më tani që nisi të pëlqehet ende pa dalë. Me Ronelën nisi kështu. Ajo ishte duke realizuar një album. Unë e kam admiruar që 10 vjet, e kam parë me këngën “Malagata”. Është një moment që vrasin këtë aktorin dhe mërzitesha. Se kisha menduar që do vinte kjo ditë që do të bashkëpunoja dhe unë”.

Exit mobile version