![12 vjet pa të atin, Beatrix Ramosaj bën dedikimin e ndjerë: Do doja të ishe këtu 12 vjet pa të atin, Beatrix Ramosaj bën dedikimin e ndjerë: Do doja të ishe këtu](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/beatrixramosaj_273227480_268535238731034_4254753657707381060_n-e1644260888834.jpg)
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka kujtuar babain e ndjerë, pasi si sot 12 vite më parë ai ka ndërruar jetë. Ajo ka postuar në Instastory një foto nga fëmijëria, të cilën e ka shoqëruar me një shkrim emocionues.
“12 vjet pa ty babi. Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë… doja të ishe këtu”, janë fjalët e Trixës.
Ndërkohë ajo ka ndarë edhe foto të një viti më parë, në të cilat thuhet: “Sot, më 10 tetor, bëhen 11 vjet që humba babin tim të dashur. Vazhdo të prehesh në paqe”.
Këngëtarja ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë ndjekësit e saj, “Na mungon aq shumë, telefono babin tënd dhe thuaj që e do”.