William Levy është një nga aktorët më tërheqës në botë i njohur dhe për fizikun e tij perfekt. Aktori i telenovelave më të njohura në Spanjë dhe jo vetëm, ka tërhequr vëmendje e mediave së fundmi në një ankand bamirësie duke dhuruar një nga puthjet e tij.
Kjo ishte një ide e suksesshme për promovimin e edicionit të 13-të të “Starlite Gala”, një event bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.
Aktori u shfaq në mbrëmje me një kostum të zi dhe papion, në një event ku tre nga puthjet e tij ishin ndër artikujt më të dëshiruar në listën e ankandit.
Momenti më i spikatur i natës ishte momenti i tre puthjeve nga aktori për të cilat u ofruan 6 mijë, 10 mijë e deri në 12 mijë Euro. Një shifër mjaft e lartë, por e kuptueshme për shkak të aktivitetit bamirës.
Paratë e mbledhura nga puthja e një prej aktorëve më të njohur të telenovelave në mbarë botën do të investohen në Fondacionin Starlite. Sipas faqes së saj të internetit, kjo organizatë ka për mision të ofrojë mundësi reale për zhvillim, trajnim dhe përfshirje për ata njerëz, familje dhe komunitete që kanë më shumë nevojë.