Home Lajme Botë 12 emigrantë vdesin në kufirin Turqi-Greqi nga të ftohtit

12 emigrantë vdesin në kufirin Turqi-Greqi nga të ftohtit

0
12 emigrantë vdesin në kufirin Turqi-Greqi nga të ftohtit

Dymbëdhjetë emigrantë kanë vdekur në kushtet e ftohta të motit në Turqi, pranë kufirit me Greqinë, ku secili shtet fajëson tjetrin për tragjedinë.

Turqia akuzon zyrtarët grekë të kufirit se e kanë detyruar grupin të kthehet përtej kufirit, duke rezultuar në vdekjen e tyre, njofton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Greqia e mohon ashpër këtë pretendim.

Dy vendet mesdhetare janë përplasur shpesh për fatin e emigrantëve që kalojnë kufijtë e tyre tokësorë dhe detarë.

Zyrtarët turq thanë se nëntë trupa u gjetën të mërkurën në mëngjes, derisa dy të tjerë u gjetën pas kërkimeve.

Një person tjetër u gjet se kishte vdekur në spital pasi kishte pësuar ngrirje në trup.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se rojet kufitare greke i kishin zhveshur njerëzit nga rrobat dhe këpucët pas mbërritjes, përpara se t’i kthenin në ato kushte.

Ndërkohë, Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, tha se vdekjet ishin një tragjedi, por “e vërteta pas këtij incidenti nuk ka asnjë ngjashmëri me propagandën e rreme të shtyrë nga homologu im”.

Exit mobile version