Home Lajme Botë 102 vjeç dhe ende në super formë, italiani kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

102 vjeç dhe ende në super formë, italiani kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

0
102 vjeç dhe ende në super formë, italiani kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

Një 102-vjeçar italian ka kaluar testin për rinovimin e patentës së shoferit. I lindur më 6 maj 1920, Mario Bonetti nga qyteti i Viareggios është lejuar që të vazhdojë të drejtojë Fiat Panda-n e tij sepse është në formë dhe ende sheh dhe dëgjon mirë.

Bonetti mori patentën e shoferit më shumë se 80 vjet më parë, kur Italia ishte ende një monarki. “Xhaxhai im është një mrekulli e natyrës, ai sheh mirë, është kurioz, inteligjent dhe dëgjon mirë”, tha mbesa e tij Adriana Bonettipër gazetën La Nazione.

“Gjatë testit vjetor për rinovimin e patentës së tij, ai ishte totalisht i relaksuar.”, theksoi ajo. Por ai nuk është i vetmi person në këtë moshë me patentë shoferi në Itali. Në Maj, 100 vjeçarja Candida Uderzo rinovoi gjithashtu patentën e saj.

Exit mobile version