Sport

Zyrtare: Nazmi Gripshi lojtar i Astanas

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Nazmi Gripshi është bërë tashmë me skuadër të re.

Lojtari shqiptar ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Kazakistani, FC Astana.

Gripshi do të mbrojë tashmë ngjyrat e Astanas për së paku dy vite, aq sa është edhe kontrata e nënshkruar mes palëve.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ballkanit, ku luajti që nga viti 2021, derisa më herët ishte pjesë e Teutës e Skënderbeut.