Lionel Messi edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës amerikane, Inter Miami.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti argjentinas përmes një intersviste të publikuar në “Mundo Deportivo”.
“Po shkoj te Inter de Miami. Pasi fitova Kupën e Botës dhe nuk munda të shkoja te Barça, më duhej të shkoja në Ligën e Shteteve të Bashkuara për ta përjetuar futbollin në një mënyrë tjetër”, ka thënë Messi.