Sport

Zyrtare: Hansi Flick, trajner i Barcelonës

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Gjermani Hansi Flick, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Barcelonës.

Njoftimin e dha klubi katalunas.

“I dashur Hansi Flick, mirë se vjen”, thuhet në postimin e Barcës.

Ai do ta pasojë në këtë post Xavi Hernandezin, i cili u largua para disa ditësh.

Culers. është momenti i jonë. Forca Barça”, ishin fjalët e para të trajnerit gjerman në gjuhën spanjolle përmes një videoje të postuar nga “Blaugrana” në rrjetet sociale.

Flick do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2026.