Sport

Zyrtare: Ekipi i Premierligës së Ukrainës transferon dy futbollistë të Dritës

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2024

Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu edhe zyrtarisht janë dy futbollistët më të ri të skuadrës nga Ukraina, LNZ Cherkasy.

Faqja e klubit ukrainas ka prezantuar futbollistët kosovarë.

LNZ Cherkasy bën gara në Premier League të Ukrainës dhe momentalisht ata janë në pozitën e 10-të me 20 pikë të grumbulluara.

Skuadra e Dritës për këto dy largime ka përfituar rreth gjysmë-milioni.