Sport

Zyrtare: Bomberi i Llapit Muhamet Hyseni shkon te Horsensi

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2024

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Llapi, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni, tek skuadra e divizionit të parë në Danimarkë, AC Horsens.

Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme pesë vjet.

Siç njofton klubi llapjan, është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor.

Negociatat mes klubit danez dhe Hyseni janë zhvilluar që disa muaj.

“AC Horsens kanë qenë ndër klubet më serioze dhe me projektin më të mirë si për futbollistin ashtu edhe për ne si klub, ku gjatë bisedimeve kemi rënë dakord që përveç Hysenit, klubet do bashkëpunojnë ngushtë edhe për futbollistë tjerë nga KF Llapi”, thuhet në njoftimin e nënkampionit të Kosovës.

23-vjeçari, ka luajtur në dy periudha kohore me Llapin.

Ai i ka zhvilluar 80 paraqitje, ku i ka realizuar 33 gola e 11 asistime.

Në sezonin që përfundoi ai u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës, me 26 gola të shënuar.

Krahas 26 golave, ai kontribuoi edhe me gjashtë asistime, duke ndihmuar klubin të kualifikohet në raundin e parë të UEFA Europa League si nënkampion.