Sport

Zyrtare: Bekim Balaj pensionohet nga Shqipëria

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2024

Sulmuesi Bekim Balaj ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë.

Pas më shumë se një dekade në fanellën “Kuq e Zi”, Balaj ka vendosur t’i lërë hapësirë të rinjve.

FSHF-ja përmes një komunikate zyrtare njoftoi vendimin se Balaj është pensionuar.

“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐁𝐄𝐊𝐈𝐌 𝐁𝐀𝐋𝐀𝐉!

Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë.

Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Përndryshe, Balaj ka zhvilluar 48 paraqitje duke kontribuar me nëntë gola në proces.