Sport

Zyrtare: Antonio Mirante kalon te Milani

Gjiganti italian ka shtuar në radhët e tyre portierin Mirante.

Sot gjatë ditës Milani konfirmoi se portieri i parë i tyre, Mike Maignan është operuar me sukses në dorën e majtë dhe do të mungojë rreth 10 javë.

‘Rossonerët’, kanë reaguar menjëherë dhe kanë sjellur në radhët e tyre një portier me eksperiencë.

Bëhet fjalë për Antonio Miranten që ka një karrierë të pasur në Serie A, duke luajtur për ekipe si Juventus, Sampdoria, Roma, Bologna, Parma, Crotone, Siena.

Mirante është transferuar te Milani si futbollistë i lirë, dhe ka nënshkruarë kontratë një-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.