Drita ka prezantuar trajneri e ri të klubit nga Greqia. Klubi gjilanas ka komunikuar se Akis Vavalis do të jetë trajneri i ri.
Timonieri grek do të jetë deri në fundin e sezonit 2023/24 me mundësi vazhdimi edhe për një edicion.
Njoftimi i Dritës:
Vavalis është pritur nga drejtori gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundesi vazhdimi edhe për nje vit tjetër.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.
Treneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetakis.