Tottenham Hotspur e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ange Postecoglou do të drejtojë klubin nga Londra e Veriut që nga sezoni i ri. Strategu australian ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Spurs”, kurse bëhet australiani i parë që drejton një skuadër të Premierligës.
Ai së fundmi e drejtoi skuadrën e Celtic, derisa ka drejtuar edhe Brisbane Roar dhe Melbourne Victory si dhe Kombëtares e Australisë.