Sport

Zvicra zbulon listën preliminare me 38 lojtarë për Euro-n 2024, ftohen 6 futbollsitë shqiptarë

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën me 38 lojtarë për Euro 2024, e cila do të minimizohet më pas në 26-futbollsitë.

Murat Yakin ka ftuar gjashtë lojtarë shqiptarë për ndeshjet miqësore para nisjes së Kampionatit Europian që mbahet në Gjermani

Lojtarët shqiptarë të ftuar janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari, Albian Hajdari dhe Uran Bislimi.

Kujtojmë që “Nati” fillimisht do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Estonisë më 4 qershor dhe ndaj Austrisë më 8 qershor.

Më pas, Kombëtarja “Helvetike” udhëton me 26-lojtarë në Gjermani – ku në grup është me Hungarinë, Gjermaninë dhe Skocinë