Sport

Zvicra “ngec” me Bjellorusinë në ndeshjen e veçantë te Xhakës

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Zvicra nuk ka marrë më shumë se një pikë në shtëpi nga Bjellorusia në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Zvicra, të dielën mbrëma barazoi 3:3 në ndeshjen e veçantë të kapitenit Granit Xhaka.

Xhaka barazoi rekordin për më së shumti paraqitje te Zvicra dhe u nderua nga federata zvicerane për ndeshjen e tij të 118-të.

Në fakt, Shaqiri e kaloi Zvicrën në epërsi me supergolin e shënuar në minutën e 28-të. Me epërsinë prej një goli u mbyll pjesa e parë, ndërsa Bjellorusia e nisi pjesën e dytë furishëm duke shënuar tri herë rresht. Fillimisht, Maks Ebong barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa Bjellorusinë në epërsi e kaloi Denis Polyakov tetë minuta më vonë. Golin e tretë për bjellorusët e realizoi Dmitri Antilevski në minutën e 84-të.

Deri në fund të ndeshjes, Zvicra e shënoi edhe dy gola, por që nuk i mjaftuan për ta evituar humbjen. Mbrojtësi Manuel Akanji realizoi nga afërsia në minutën e 89-të pas asistimit të Shaqirit. Ndërsa, një minutë më vonë, Zeki Andouni barazoi rezultatin. Në këtë gol, kontribuoi edhe Xhaka.

Te Zvicra, në këtë ndeshje luajti edhe Andi Zeqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 62-të. Në minutën e shtatë të kohës shtesë, Zvicra ka mundur ta sigurojë fitoren, por topin e gjuajtur nga Shaqiri, e largoi një mbrojtës bjellorus nga vija e portës.

Me këtë barazim, Zvicra mbetet lidere e Grupit I me 15 pikë, ndërsa Bjellorusia ka tubuar 6 pikë dhe zë vendin e parafundit. Një pikë më shumë se Bjellorusia, e ka Kosova që ka tubuar 7 pikë pas 7 ndeshjeve të zhvilluara, një më pak se Bjellorusia