Fituese e Eurovizionit 2024 është Zvicra me këngën “The Code” të këngëtarit Nemo me 365 pikë nga votat e jurisë duke shtuar këtu 200 pikë nga vota e publikut për një total prej 565 pikësh. Në vend të dytë u rendit Kroacia dhe e treta doli Franca.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”- u shpreh këngëtari Nemo.
Zvicra vetë votoi me 12 pikë Greqinë. Çmimi u dorëzua nga prezantuesit Pedra Mede dhe Malin Maria Akerman.
Mbrëmbjen e çeli Suedia me këngën “Unforgettable” nga Marcus & Martinus. Një performancë pati dhe këngëtarja Loreen e cila ka fituar dy herë Eurovizionin me këngët “Euforia” dhe “Tattoo” për Suedinë. Vota e Izraelit u prit me fishkëllima mosaprovimi në kuadër të luftës në Gaza. Shqipëria votoi për Zvicrën me 12 pikë.