Lajme

Zv.ministri i Mbrojtjes: Ushtarët kanë pagë të majme, të gjitha i kanë

By GAZETA SCANNER 1

October 14, 2024

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i ftuar sot në TËVË1 për të diskutuar problemet me ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se “ushqimi është në rregull” dhe “cilësor”, ndërsa akuzoi mediat dhe opozitën se po “zmadhojnë këtë punë”.

“Për momentin ushtarët janë duke u ushqyer, ushqimi është në rregull, cilësor, ka mjaftë por që mediat dhe opozita po e bëjnë të madhe këtë punë. Është kohë fushate dhe nuk është mirë të luhet…”, tha ai.

Ndërsa po fliste për kushtet e ushtarëve të FSK-së, Syla e quajti “të majme” pagën e ushtarëve duke thënë se atyre nuk iu mungon asgjë.

“Ushtarët tanë paguhen. Kanë pagë të mirë, të majme. Kanë ushqim, kanë transport. Të gjitha i kanë.” – tha ai.