Lajme

Zv.kryeministrja e Kosovës: Drafti i Asociacioni që e keni parë mund të krijojë një shtet brenda shtetit tonë

By GAZETA SCANNER 1

February 03, 2024

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka deklaruar që draft-statuti për formimin e Asociacionit i hartuar nga ndërkombëtarët i krijon mundësi krijimit të një Republike Serbe brenda shtetit tonë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ajo ka deklaruar se drafti që e ka parë, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit.

“Drafti që kemi parë, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda shtetit tonë.” – ka thënë ajo.

Pyetur nëse e kundërshton këtë projekt-statut, ajo ka thënë se “është gjithmonë kundër kësaj”.

“Atëherë pse qeveria e Kosovës nuk harton një projekt statut të vetin dhe pse nuk e ka bërë këtë deri më tani, sepse ka kaluar një kohë që ky është bërë një kusht ndërkombëtar që Kosova duhet ta plotësojë?” – është pyetja që më pas iu bë Rexhepit.

Zëvendëskryeministrja deklaroi se Qeveria mbështetet në Gjykatën Kushtetuese dhe do të presin qëndrimin e saj, e më pas, do të hartohet një draft i ri për Asociacionin.

“Ne kemi bashkëpunim dhe kemi bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe rruga drejt BE-së është diçka që për ne ofron përparim dhe përspektivë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo. Qeveria jonë padyshim do të mbështetet në Gjykatën Kushtetuese, do të presim qëndrimin e saj dhe më pas do ta marrim çështjen në duart tona dhe do të hartojmë një statut të ri për Asociacionin.” – ka thënë ajo.