Lajme

Zv.kryeministri i Arsimit: Sistemi e-Kosova po funksionon mirë, numri ka shkuar në 32,800 aplikime

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2023

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri ne orën 16:00, në platformën e-Kosova kanë aplikuar 32,800 aplikime, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij edhe sistemi për aplikim është duke funksionuar mirë.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime.  Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.  Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.  Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin libri@rks-gov.net”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.