Spain's Martin Zubimendi attends a press conference at his base camp in Donaueschingen, Germany, Tuesday, June 18, 2024, ahead of their Group B soccer match against Italy at the Euro 2024 soccer tournament. (AP Photo/Manu Fernandez)

Sport

Zubimendi “pishman”, kërkon transferimin te Liverpooli

By GAZETA SCANNER 1

September 21, 2024

Martin Zubimendi u bë temë kryesore kur u raportua se e refuzoi transferimin në Anfield gjatë verës, por tani, mesfushori i Real Sociedadit duket se ka bërë një kthesë të madhe dhe dëshiron kalimin te “Reds” në janar.

Siç raporton “Daily Mail”, Zubimendi dëshpërimisht dëshiron që Liverpooli të rikthejë interesimin për të në afaktin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi i Spanjës thuhet se “i ka rënë pishman” që e ka refuzuar skuadrën angleze.

“Martin Zubimendi raportohet se është penduar që ka refuzuar Liverpoolin këtë verë në favor të qëndrimit në Real Sociedad. Mesfushori duket se ka kërkuar nga ‘Reds’ të tentojë ta transferojë atë në janar pasi refuzoi ofertën 52 milionë funte për të qëndruar në San Sebastian”.

“25-vjeçari ia kishte dhënë fjalën Liverpoolit, por kishte ndërruar mendje pas një ofensive sharmante nga bosi i Real Sociedadit, Imanol Alguacil, i cili ia rikujtoi dashurinë për ushqimin bask dhe hajkingun në vend”.

“Megjithatë, gazeta spanjolle Estadio Deportivo pretendon se ai i ka thënë Liverpoolit të tentojë ta transferojë atë sërish”.