9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

ZReE thotë se po respekton vendimet e gjykatave për tarifat, bën thirrje të pritet edhe vendimi i final

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar sërish pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar aktvendimin e Themelores për tarifat e shtrenjta të vendosura nga ky institucion.

Nga ZRrE kanë thënë se Gjykata ka marrë aktvendim vetëm për shtyrje të zbatimit të vendimit, por jo edhe anulim.

Më tutje, ZRrE-ja ka theksuar se janë duke i respektuar aktvendimet e gjykatave.

“Për më tepër shqyrtimi meritor akoma nuk ka filluar nga Gjykata Themelore lidhur me vendimin për tarifat me pakicë. Prandaj, përderisa ende nuk ka ndonjë verdikt final të çështjes meritore nga gjykata, ZRRE fton të gjitha palët e interesit, që të përmbahen nga deklarimet e pamatura dhe të bëhen pjesë konstruktive e tejkalimit të krizës së energjisë. ZRrE-ja informon publikun se është duke i respektuar aktvendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës dhe bazuar në aktvendimin e gjykatës ka nxjerrë vendim për zbatim të këtij aktvendimi, e të cilin ia ka dërguar të licencuarit për zbatim”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Njoftimi i plotë i ZRrE-së:

Ditëve të fundit ka pasur keqinformim të publikut lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.

ZRrE-ja qartëson për publikun e gjerë dhe për konsumatorët se Gjykata ka marrë aktvendim për shtyrje të zbatimit të vendimit por jo anulim të vendimit. Për më tepër shqyrtimi meritor akoma nuk ka filluar nga Gjykata Themelore lidhur me vendimin për tarifat me pakicë. Prandaj, përderisa ende nuk ka ndonjë verdikt final të çështjes meritore nga gjykata, ZRrE-ja fton të gjitha palët e interesit, që të përmbahen nga deklarimet e pamatura dhe të bëhen pjesë konstruktive e tejkalimit të krizës së energjisë.

ZRrE-ja informon publikun se është duke i respektuar aktvendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës dhe bazuar në aktvendimin e gjykatës ka nxjerrë vendim për zbatim të këtij aktvendimi, e të cilin ia ka dërguar të licencuarit për zbatim.

Duke marrë parasysh paqartësitë rreth implementimit të vendimit të ngritura edhe nga Furnizuesi me Shërbim Universal lidhur me faturimin, ZRrE-ja i është drejtuar Gjykatës Supreme për mendimin juridik, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore dhe Këshillit Gjyqësor duke kërkuar udhëzime lidhur me mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës.

ZRrE-ja siguron të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike se nuk do të dëmtohen nga procesi i faturimit të energjisë elektrike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit