Lajme

ZPS-ja dorëzon aktakuzuar për Isni Kilajn

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar për ish-kryetarin e Malishevës Isni Kilajn.

Ai po akuzohet për pengim të drejtësisë, ndërsa ishte liruar me kusht nga Gjykata Speciale, më 15 maj të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar në atë kohë thuhej se ndonëse Kilaj është liruar, ai prapë e ka statusin e të dyshuarit në proceset e Dhomave të Specializuara, ndërsa lirimi i tij u bë kur u plotësua kushti i dorëzanisë në shumë prej 30 mijë eurosh.