Kurt Zouma ishte protagonist i një skandali të shkaktuar muaj më parë.
Qendërmbrojtësi i West Ham Unitedit ishte filmuar nga vëllai i tij teksa e shqelmonte macen e tij dhe e gjuante atë, duke e fyer po ashtu.
Futbollisti francez kishte përfunduar në gjykatë për këtë veprim jonjerëzor.
E tash, 27 vjeçari ishte “viktimë” e thirrjeve të Manchester Cityt, të cilët nuk e kanë harruar ende veprimin e shëmtuar të ish-futbollistit të Chelseat.
Man City fans singing ‘that’s how your cat felt’ to Zouma whilst he was injured🤣 pic.twitter.com/wW2I5ZgDKM— george (@StokeyyG2) August 7, 2022
Për një moment, futbollisti i lindur në Lyon e pësoi një lëndim në ndeshje me “Citizens” fundjavën që shkoi dhe po ndiente dhimbje.
Më pas, tifozët “Citizens” e tallën atë duke kënduar: “Ja, kështu është ndier macja e jote”.
Organizatat për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar rëndë përfaqësuesin francez, ndaj të cilit kanë kërkuar që të ndërmerren masa sa më rigoroze, në mënyrë që as ai, e as të tjerët, të mos e bëjnë një veprim të tillë çnjerëzor, duke e sulmuar fizikisht një kafshë.