Lajme

Zotohet Abdixhiku: Që në javën e parë koeficienti do të jetë 150

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka ritheksuar premtimin në Debat Plus, duke siguruar qytetarët se koeficienti i pagave për sektorin publik do të rritet në 150 që në javën e parë të qeverisjes së tij.

Abdixhiku theksoi se ky vendim bazohet në analizat financiare dhe në angazhimin e LDK-së për të përmirësuar mirëqenien e shërbyesve civilë dhe të mësuesve, të cilët, sipas tij, janë prekur rëndë nga rritja e inflacionit në vitet e fundit.

“Në bazë të të gjitha llogaritjeve tona, në bazë të zotimeve tona, se s’kam asnjë zor qytetarëve, e nesër me thënë pse na mashtrove. Në javën e parë do të rishikohet buxheti, në javën e parë koeficienti i pagave për shërbyesit publik në Kosovë do të jetë 150. Iu zotohem”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka sqaruar deklarimin e tij të vitit të kaluar se koeficienti do të jetë 125, e gjatë këtij viti deklaroi se do të jetë 150.

Ai bëri të ditur se programi ekonomik i LDK-së filloi të hartohej në vitin 2022 dhe përfshinte një rritje graduale të pagave me koeficient nga 125 deri në 135. Por, sipas tij, pas rishikimeve në prill të këtij viti, u vendos që rritja të jetë më e madhe, duke marrë parasysh se në katër vitet e fundit pagat e shërbyesve publikë janë ulur ndjeshëm në terma realë për shkak të inflacionit.

“Në qoftë se më idhnohni që po e përmirësoj premtim nuk kam asnjë brengë. Nëse iu them se do ta bëj 125, e kam bërë 150 gëzohuni. Por në qoftë se iu them 150 e e bëjmë 125, iu kam mashtruar. Nëse sot iu them 150 e nesër e bëjmë 170 në qeveri, veç mirë është.

Në programin e kemi nisur në vitin 2022… programi ka zgjatur një vit e dy muaj për tu bërë dhe prezantuar në konventën në vitin 2023. Në konventë e kamë prezantuar 125. Kemit hënë në vitin e parë do të bëhet 125 në vitin e fundit 135. Në atë kohë norma e inflacionit ka qenë më e ulët, llogaritjet tona kanë qenë që proporcioni i pagave me buxhet të jetë diku rreth 23-24 për din deri në 27.

Por pas konventës në prill të këtij viti, jemi mbledhur edhe një herë dhe e mi bërë një llogaritje krejt të re. Kemi thënë shikoni Kosova në kumulativ në 4 vitet e fundit, mësuesit tanë dhe shërbyesit tanë janë varfëruar në mesatare për 25 për qind.

Pra nëse pagat nuk i kemi rrit për 25 për qind për katër vite, çdo shërbyes civil ka mbete në gjendje të njëjtë. Por unë llogaris që pagat të rriten me koeficient 150, që i bie në mesatare diku rreth 36.2 për qind”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.