9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes”

- Advertisement -

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar në shëndetësi për luftën ndaj COVID-19, kanë protestuar sot.

Pavarësisht angazhimit të tyre në këtë fushë ata për 3 muaj nuk morën asnjë pagë. Kjo protestë ka nisur para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pavarësisht angazhimit të tyre në këtë fushë ata për 3 muaj nuk morën asnjë pagë. Kjo protestë ka nisur para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja”, “Në vend të motivimit është zhgënjimi”, “Heronjtë e pandemisë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, “Rrezikova veten dhe familjen time për të të shpëtuar familjen tënde dhe si u shpërbleva?”,“Në vend të vlerësimit është injorimi”.

Këshu shkruhet në pankartat që mbanin në duar stafi i angazhuar gjatë pandemisë.

Ata përmes mesazheve që kishin në këto pankarta, paralajmëruan edhe ikjen nga vendi, por, para kësaj po presin përgjigjie nga ministri.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, thuhet në një nga pankartat që kishin në dorë.”

Sipas protestuesve, kjo është papërgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit