Lajme

Zotëriu i parë i Kosovës: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës

By GAZETA SCANNER 1

July 28, 2024

Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, është shprehur i ndëruar që ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.

Sadriu ka thënë se me “me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve.

Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere. Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve.” – ka shkruar ai në Facebook.