Lajme

‘Zot bone llugë’: Sa më i paqartë Asociacioni, aq më mirë për Qeverinë, thotë zëdhënësi i PDK-së

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, lidhur me paqartësitë rreth draftit të Asociacionit, shkruan se kjo shkon në favor të situatës sikur thënia ‘Zot bone llugë’.

“Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë”, shkruan ai, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Asociacioni sa mi i komplikum aq më mirë për Qeverinë – prandaj ‘Zot bone llugë’ të mos i bjen në fije hiç askush, asnjëherë.

1) Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët. 2) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak kuptohet drejtë dhe mirë. 3) Sa më i paqartë Asociacioni aq më pak do ta kundërshtojnë . 4) Aq më pak do të kuptohen mirë dhe drejtë kundërshtimet që i bëjnë opozita dhe gjithë të tjerët. 5) Aq më pak do të dëmtohet Qeveria Kurti dhe VV-ja. 6) Aq më larg zemrës 7) Aq më shpejt harrohet 8. Aq më keq do të bëhet

Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina…….. – vazhdone ju miq listën edhe pse zor me qenë më kreativ se Qeveria në komplikime e paqartësi.