Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar largimin e Qeverisë Kurti pas deklarimeve të fundit të emisarit Gabriel Escobar.
Ai ka vlerësuar se Haziri dhe partitë tjera politike e bënin shtetin e Kosovës sipas qejfeve të diplomatëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka përmendur disa projekte të dëmshme për shtetin e Kosovës që i kanë bërë partitë tjera.
“Keta e paten ba shtetin per qejf te diplomateve… sa here duhej per ndonje formule gjeopolitike, e riformatojshin shtetin qysh ua lypshin! Bani tash 12 komuna, futja tash nje gjykate speciale, venja tash fusnoten, kaloji tash rojet e ures ne polici, po me nje komandant qe aprovohet prej nje shteti tjeter! Ça s’bajshin me shtet! Krejt fantzite e diplomateve qe kalonin nga 6 muej kah Kosova, i realizonin!”, ka shkruar Haziri.