Lajme

Zogiani ankohet: Mediat s’po raportojnë për teknologjinë 5G në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2024

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, nuk është i kënaqur me punën e mediave.

Ai sërish është munduar t`i mësojë mediat se çka duhet të raportojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mediat në Kosovë nuk po raportojnë për teknologjinë 5G në Kosovë.

“Media, ta kishit bërē një lajm për teknologjinë 5G në Kosovē, një veç!”, ka shkruar Zogiani.