Lajme

Zogaj: VV-ja nuk është parti, është sekt denoncuesish që sulmon sipas urdhrit të liderit

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka bërë me dije se LV-ja nuk është parti, por sekt denocueshsish.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se partia në pushtet është një strukturë kuerile që sulmon sipas urdhrit të liderit.

Sipas tij, sulmet që VV-ja po ia bënë emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë të njëjta me ato që dikur ua bënte oponentëve politik.

“Te njejten logjike te opozitarizmit qe LV e ka pase ne politiken e brendshme, po e ben edhe ne ate nderkombetare. Sulmi duhet me qene personal, ofendimi sa me i qarte ndaj individit. Te jete sa me i kutpueshem per masat. Ndaj Hashimit e Ises e Kadriut sulmet kane qene krejtesisht personale. Ise argat i Serbise. Njejte tash ndaj Lajcakut-po ia mbane anen Serbise thonë”, ka shkruar ai.

Zogaj ka vlerësuar se kjo këto veprime janë të dëmshme për vendin.

“Mesazhe te thjeshta per masat/militantet. Kjo s‘eshte parti, eshte sekt denoncuesish. Eshte strukture guerile, qe sulmon majtas e djathtas sipas urdherit te liderit. Te demshem kane qene ne opozite, jashtezakonisht te demshem tash ne pushtet”, ka shkruar ai.