Lajme

Zogaj thotë se Kurti e cyti Gërvallën ta shkruaj letrën për Asociacionin, për ta përçarë me Vjosa Osmanin

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me letrën që sot ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e në të cilën konfirmon se Kosova është duke e përgatitur një Draft të Asociacionit duke u bazuar në Draftin e shkruar nga FES.

Zogaj ka thënë se kjo letër është strategji e kryeministrit Albin Kurti, jo për të lobuar për anëtarësim, por për t’i përçarë mes vete Gërvallën e Osmanin.

Sipas Zogaj, Kurti i ka thënë Gërvallës që ta dërgojë një letër të tillë meqë i takon si ministre e jashtme, dhe sipas tij, Gërvalla duke menduar se Kurti po i bën nder, e ka dërguar letrën pa u koordinuar fare me presdienten Vjosa Osmani.

“I thote Gervalles e dergon letren ti, se ministre e jashtme, ty te takon, ti je autoriteti. Shkruaj qe do te besh asociacionin. Gervalla, si nje koke pa tru, e beson qe Kurti po i ben nder kesaj-e dergon letren pa e njoftu presidenten. Sigurisht qe strategjia e Kurtit me kete leter nuk ka qene qe te loboje ne momentet e fundit per anetaresim te Kosoves ne KIE, por te beje te hapur percarjen ne mes Gervalles dhe Osmanit dhe personalisht te mbetet i paster. Pra, letra qe si qellim do te duhej te kishte subjektivitetin nderkombetare te Kosoves, kthehen ne nje loje elektorale te brendshme per Kurtin.”, ka shkruar Zogaj.