Analisti Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, transmetimin e censuruar të RTK’së, bisedat e Mihalit me Krasniqin dhe përgjimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se tashmë është e qartë se VV është një organizim mafioz.
Tashme eshte e qarte qe LV eshte nje organizim mafioz, qe per fatin e keq ka edhe pushtetin politik ne vend.”– ka shkruar ai.
Tutje ai për Kurtin u shpreh se duket i përmbajtur në publik si shef i mafias.
“Si rregull, shefi i mafias ne publik duket i qete dhe i permbajtur. Nderkohe qe, varesit e tij duhet me qene brutal, te dhunshem dhe njerezit qe kryjne punet e pista ne terren.”- tha ai.
Postimi i plotë:
Tashme eshte e qarte qe LV eshte nje organizim mafioz, qe per fatin e keq ka edhe pushtetin politik ne vend.
Si rregull, shefi i mafias ne publik duket i qete dhe i permbajtur. Nderkohe qe, varesit e tij duhet me qene brutal, te dhunshem dhe njerezit qe kryjne punet e pista ne terren.
Keshtu eshte dhe me kete mafian qe eshte aktualisht ne pushtet ne Kosove. Njerezit poshte Kurtit, jane ata/o qe implementojne ato qe ai u jep si detyra te dites. Dikush ka me shume pushtet, e dikush me pak. Dikush vendose se kur ndalen rryma e kur vjen, kush behet drejtor ne RTK e kush jo, kur falen borxhet dhe kujt me saktesisht. Ndersa dikush tjeter ka me pak pune-si vjen fjala mirembajtja e raporteve me kriminel-si puna e Radojciqit.
Edhe ne sistemet me te brutale mafioze, padyshim qe dikush perfiton nga mirembajtja e kesaj gjendjeje dhe se ka njerez qe e mbrojne me cdokusht sistemin.
Kjo po ndodhe edhe ne Kosove. Ka njerez qe levizjet mafioze te nje ambasadori mbrohen me fanatizem. Urdherat politik te nje kordinatore ndaj shefit te KEK-ut interpretohen si kujdesje. Komunikimet me kriminel ne kerkim nga drejtesia i shohin si domosdoshmeri per koordinim ne Kuvend. Emerimet ne RTK i mbrojne si veprime per ckapje te institucioneve, e faljen e borxheve si rivleresime raportesh.
I gjithe zingjiri i kesaj organizate mafioze eshte ne sherbim te udheheqesit te saj. Secili e secila ne sherbim te eprorit te tij e saj.