Lajme

Zogaj: Jemi në numrat e vitit 2019, VV është në trend të rënies

By GAZETA SCANNER

December 10, 2024

Alban Zogaj kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, ka thënë se kjo parti aktualisht është me vota aty ku ka qenë në vitin 2019.

Zogaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ka thënë trendi tregon që LDK-ja është në ngritje e Vetëvendosje në rënie.

“Sondazhet na thotë se jemi në numrat e vitit 2019 e shumë më mirë se edhe në këto zgjedhjet e fundit lokale ku kemi pasur 180 mijë vota e këto po rriten. Vetëvendosje është në rënie e LDK në ngritje”, ka thënë Zogaj.

Zogaj ka folur edhe për qeverisje e VV-së në këto 4 vjet, duke u ndalur të zhvillimi ekonomik.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është në nivelin me të ulët në vitet e fundit dhe se nuk është përfunduar asnjë projekt kapital.

“Ekonomia e Kosovës është në nivelin më të ulët në vitet e fundit, asnjë projekt kapital i përfunduar 12 miliardë buxhet për katër vite, asnjë projekt i përfunduar. Pra në aspektin ekonomik kemi qenë dhe jemi në nivelet më të ulëta”, ka thënë Zogaj.