Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ndaj skandaleve të fundit qeveritare, ku familjarët e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, kanë marrë grante prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.
Ai kërkuar që të hulumtohen të gjitha projektet që janë dhënë në Qeverinë Kurti për të parë se kush janë përfituesit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se Fitore Pacolli dhe Faton peci nuk janë përjashtimi në këtë qeveri, por rregull.
“Zgjerojeni bazen e hulumtimit: i listoni njerezit e pushtetit, i hulumtoni projektet/grantet qe jane dhene ne te gjitha ministrite, i hulumtoni kompanite/individet perfituese dhe pastaj dalin vellezrite, dajte e tezet. Pacolli dhe Peci nuk jane perjashtimi ne kete qeveri, por rregulli. Sikur te ishin vetem keta dy, Kurti per t’a shpetuar veten, do t’i largonte naten nga qeveria e parlamenti, mirepo nuk e ben kete sepse i bije qe t’a bente me gjithe te tjeret, perfshi veten”, ka shkruar Zogaj.