Lajme

Zjarri në Shëngjin është nën kontroll, thotë komandanti i Zjarrfikësve

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Zona e Shëngjinit është kapluar nga një zjarr i madh këtyre ditëve.

Të rrezikuar nga flakët kanë qenë edhe resortet turistike.

Menjëherë institucionet përkatëse shqiptare i kanë marrë masat e nevojshme për t’i evakuuar pushuesit.

Përveç vendorëve, Shqipëria ka kërkuar ndihmë edhe jashtë saj.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, ka thënë në një konferencë ka kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i.

E drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve Arben Cara, tha në Edicionin Special në Klan Kosova. se gjendja aktualisht paraqitet e qetë.

“Zjarrfikësit nga e gjithë Shqipëria kanë punuar në fikjen e zjarrit”, tha Cara në Klan Kosova.

Ai bëri të ditur se do të punohet deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ku edhe pritet të shuhet vatra e zjarrit.