Lajme

Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet e punës, paralajmërojnë protestë

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2023

Që 20 vjet është në shërbim të qytetarëve.

Ali Aziri që dy dekada punon në brigadën profesionale Prishtina.

Për çdo emergjencë ai së bashku me kolegët e tij janë të gatshëm të intervenojnë në çdo cep të kryeqytetit, madje edhe gjatë festave.

Por kushtet e punës nuk janë të kënaqshme për Azirin dhe për këtë ai ka kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Rritja e kostos së jetesës në Kosovë, ka prekur edhe zjarrfikësit.

Për këto 20 vite, Aziri tregon se cila Qeverisje kishte përmirësuar kushtet e tyre.

E nga Sindikata e Zjarrfikëseve, ka treguar edhe kërkesat të cilat ata ua kanë drejtuar institucioneve të vendit.

Në rast që këto kërkesa nuk plotësohen, nga kjo sindikatë kanë paralajmëruar protestë.

Pagat e zjarrfikësve varësisht nga pozita me ligjin e ri sillen nga 500 deri në 800 euro.