Lajme

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin që kishte kapluar dy vetura në lagjen “Marigona Rezidencë”

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri të premten në lagjen “Marigona Rezidencë” në Prishtinë. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që të shuajnë zjarrin, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar si shkak i zjarrit, por nga pamjet e siguruar nga EO shihet që veturat janë djegur tërësisht. Nga pamjet shihet se veturat e përfshira nga zjarri janë të tipit Golf dhe BMW. EO ka kontaktuar edhe policinë për të konfirmuar lajmin, por që ata ende nuk kanë kthyer përgjigje.Në vendin e ngjarjes ishin ekipi i zjarrfikësve dhe njësiti policorë.