Lajme

Zjarret në Turqi, 6 të vdekur dhe 300 persona të lënduar, disa fshatra të evakuuar

Shkon ne 6 numri i viktimave nga zjarret ne Turqi,ndersa 88 vatra mbeten ende aktive . Rusia ofroi ndihme me helikoptere per fikjen e flakeve, pasi Turqia nuk ka mjete te tilla per emergjencat

Zjarret ne Turqi shkaktojne te vdekur dhe te plagosur, ndersa harta e flakeve zgjerohet ne jug te vendit.  Gjashtë persona raportohet te kene humbur jeten sipas medias turke, mes te cileve dhe dy punonjes te ekipeve te nderhyrjes.

Rreth 300 persona kane mbetur te lenduar ndersa disa fshatra janë evakuuar. Ekipet e zjarrfikësve po përpiqen për të katërtën ditë me radhë  per te vene situaten nen kontroll, por ende jane aktive  88 vatra

Të shtunën flakët u perhapen ne kodrat e qytetit turistik të Bodrumit nga i cili pushuesit u larguan menjehere . 

Autoritetet paralelisht me aksionin e shuarjes se zjarreve kane nsiur hetimet per te mesuar nese  behet fjale per zjarrvenie te qellimshme. Vendet e rajonit kane derguar ndihma, gjithashtu Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë.