Botë

Zjarr në një klub të natës në Stamboll, raportohet për 27 të vdekur

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

27 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë i një zjarri në klub të natës në Stamboll të Turqisë.

Dyshohet se zjarri u shkaktua gjatë punimeve për riparimin e këtij klubi.

Siç njoftuan mediat shtetërore, tetë persona janë plagosur, shtatë nga ata në gjendje të rëndë.

Kjo u konfirmua të marten nga Zyra e Guvernatotir të Stambollit, shkruan CNN.

Thuhet se zjarri filloi në lagjen Besiktas në qendër të Stambollit në anën evropiane të qytetit, në vendin i cili ndodhet nën tokë.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaja, njoftoi se ka nisur një hetim lidhur me rastin.