Sport

Zidane zbulon pse e zgjodhi numrin 5 te Real Madridi

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Zinedine Zidane ka zbuluar pse e ka mbajtur numrin pesë në fanellën e Real Madridit.

Këtë numër e ka këtë sezon Jude Bellingham, i cili ka shpërthyer me 13 gola në 14 paraqitje.

Zidane për karrierën në “Santiago Bernabeu” foli me Lionel Messin, me të cilin ndanë shumë ngjarje dhe kujtime.

Ky bashkëbisedim në mes tyre u mundësua nga “Adidas”.

Ai mes tjerash tregoi se pse e zgjodhi numrin pesë në Real Madrid.

“Presidenti Florentino Perez nuk i ka pëlqyer lojtarët që e kanë mbajtur numrin 25, 30,35. Ai ishte nga shkolla e vjetër. Numrin 1 për portierin dhe më pas deri te numri 10”, ka thënë Zidane.

“Manolo Sanchin e kishte numrin pesë te Reali, kur ai u largua dhe unë arrita, presidenti më tha “a do të kishe dëshirë një numër nga një deri në 10?’ dhe ne e zgjodhëm numrin 5, për shkak se ai nuk kishte dëshirë 25, 30, 35, nuk është futboll, është futboll amerikan, kështu në fund, e mora numrin pesë”.

Zidane i kaloi pesë vite me Real Madridin, dhe gjatë kësaj periudhe ai fitoi La Ligën, Champions Leaguen, UEFA Super Cup, Intercontinental Cop dhe Superkupën e Spanjës dy herë, në vitin 2001 dhe 2003.