Manchester City e ka regjistruar edhe humbjen e radhës, në vazhdën e rezultateve negative muajin e fundit.
“Citizens” kësaj here u mposhtën nga Juventusi në udhëtim, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” u mbyll me rezultat 2:0 për “Zonjën e Vjetër”.
Dusan Vlahovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53-të, kurse McKennie shënoi për 2:0 në minutën e 75-të.
Me këtë fitore, Juventusi tani ngjitet në vendin e 14-të me 11 pikë, kurse Manchester City bie në pozitën e 22-të me tetë sosh.