9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Zhvillime të reja në Bruksel/ Shtyhet për një javë miratimi i tekstit për liberalizim të vizave

- Advertisement -

Pёr shkak tё situatёs sё tensionuar nё vend, ambasadorёt e Bashkimit Evropian nuk do ta miratojnё sot tekstin pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn.

Presidenca çeke ka vendosur qё kёtё tekst mos ta dorëzojë nё takimin e sotёm tё ambasadorёve duke u aryestuar se, siç thuhet “për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, mbajtja e pikës në rendin e ditës të takimit tё ambasadorёve nuk duket të jetë ideale”.

Presidenca e Çekisë, siç merret vesh ka vendosur qё ta shtyjë kёtё pikё pёr takimin e javёs sё ardhshme tё ambasadorёve qё do të mbahet mё 30 nёntor.

Ndryshe, kjo ёshtё hera e parё qё proceset e liberalizimit tё vizave lidhen me dialogun me Serbinё.

Nё takimin e sotёm ishte paraparё qё të miratohet teksti pёr vizat sipas tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi nё momentin kur sistemi ETIAS bёhet plotësisht  funksional apo mё sё voni, mё 1 janar tё vitit 2024.

Shtyrja e hyrjes nё fuqi u bё me kёrkesё tё Spanjёs, njё nga shtet qё theu procedurёn e heshtur javën e kaluar.

Spanja, siç merret vesh, nuk favorizon hyrjen në fuqi tё liberalizimit tё vizave nё periudhën kur ajo kryeson me BE-nё, ndërsa mandati i këtij shteti skadon mё 31 dhjetor 2023. Andaj edhe ёshtё gjetur kompromisi qё hyrja nё fuqi tё ndodhё vetёm njё ditё pas, mё 1 janar tё vitit 2024./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit